Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa: Si u përhap “Fake News”-i për cilësinë e ajrit të Tiranës


Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me disa lajme që kanë qarkulluar në rrjet, ku thuhet se Tirana është qyteti më i pastër i ballkanit.

Zhupa thekson se studimi i cituar në media, është në lidhje me sfidat e krijuara nga COVD-19 në lidhje me ndotjen në Ballkanin Perëndimor. Pra studiohet një lidhje mes cilësisë së ajrit dhe koronavirusit, por që disa media e kanë përdorur për të keqinformuar.

Zhupa përmend disa matje të tjera lidhur me ndotjen, ndërsa shton se për të ditur se Tirana ka cilësinë më të keqe të ajrit kuptohet edhe pa patur nevojë për studim.

“Fake news i qëllimshëm për cilësinë e ajrit të Tiranës, në shërbim të propagandës së Veliajt. Banka Botërore nuk ka asnjë matje që Tirana sot të jetë me cilesinë e ajrit më të mirë në rajon, matja e fundit e kryer në database e Bankes Botërore që i referohet edhe studimi i përmendur nga media është viti 2013.

Studimi që media të caktuara për qëllime propagadiste në shërbim të kullave dhe të Veliajt, e keqpërdoren,është një studim në lidhje me sfidat Covid 19 dhe ndotjën e ajrit në Ballkanin Perendimor. Qëllimi nuk është rënditja aktuale e qyteteve siç e keqpërdoren media të caktuara por studiohen lidhjen mes ndotjes se ajrit dhe koronavirusit.

Matja e fundit për Tiranën që është realizuar nga Numbeo, portali më i madh i të dhenave për cilësinë e jetës, është për gjashtëmujorin e dytë të 2019, edhe në korrik 2020 të dal për gjashtë mujorin e parë 2020.

Numbeo tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e fundit të 2019 Tirana ishte kryeqyteti më i ndotur i Europës!

Por që Tirana ka cilesinë me të keqe të ajrit kuptohet edhe pa studim, mjafton të shikojmë kullat e betonit që ngrihen cdo dite. Ne 4 vite Veliaj ka dhene më shumë se 780 leje ndertimi, ku 80% janë ndertesa mbi 13 kate për qellime private. Cdo propagandë nuk e fsheh dot realitetin që qytetarët jetojnë cdo ditë!”– shkruan Zhupa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *