Vendosni fjalën kyçe....

Meta bën thirrje për konsensus mbi Reformën Zgjedhore, tregon pse nuk u bë ai negociatori mes palëve


Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku u pyet lidhur me marrëveshjen që ende nuk është arritur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Presidenti Meta tha se Reforma duhet të përmbyllet sa më pare duke u bërë thirrje palëve për një konsensur.

“Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve për Reformën Zgjedhore. Uroj konsensus sa më të shpejtë sepse është detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, që vota e lirë të jetë e lirë dhe e barabartë. Është një detyrim edhe ndaj integrimit europian.

Data 8 qershor është shumë e rëndësishme e uroj që të arrihet sa më shpejt konsensusi, që BE të shënojë një raport pozitiv për ne. Duket se ka progres nga të gjitha raportimet që janë bërë. Duket se çështja ka mbetur në mirëbesim në disa elementë. Opozita sa di unë nuk ka vendosur si kusht qeveri tranzitore. Shpresoj që të reflektohet sa më shpejt në këtë drejtim.”– tha Meta.

Ndërsa i pyetur se pse nuk ishte ai negociatori mes palëve politike për Reformën, por diplomatët Meta tha u përgjigj:”të dy palët i bënë bisedimet aty ku e menduan të arsyeshme”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *