Vendosni fjalën kyçe....

Meta flet për telefonatën me Bashën, çfarë i tha për Reformën Zgjedhore


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka treguar në komunikimin e sotëm për mediat për një telefonatë zyrtare që ka patur me kreun e PD-së Lulzim Basha, lidhur me Reformën Zgjedhore.

“Kam pasur një telefonatë zyrtare me Lulzim Bashën këtë paradite e kërkuar prej tij, nuk mund të them asnjë gjë tjetër. Kjo ka qenë zyrtare, mesazhi im është, jepuni shqiptarëve atë të drejtë që u takon, që të kenë besim te zgjedhjet, te demokracia, mos i intimidoni më as me arrogancë, as me hezitime, të gjithë të besim te demokracia, që fillon te vota dhe zgjedhjet e lira. Në 2005 kam marrë pjesë, kam luftuar nga dy partitë, edhe pse kam qenë kryetar i një partie që e kam krijuar me emrin tim, nuk e kam vendosur emrin tim në listën e propocionalit, por vetëm maxhoritar. Duhet të kemi besim te demokracia dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga humbja”– tha Meta.

Ndërkohë lidhur me takimin që pati paraditen e sotme me ambasadoren amerikane Yuri Kim, nuk pranoi të jepte komente.  “Ishte një takim zyrtar, nuk dua të bëj komente. Ishte shumë pozitiv. SHBA mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”– tha Meta.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *