Vendosni fjalën kyçe....

Profil – Antifa, organizata që akuzohet për protestat e dhunshme në SHBA


Ndërsa protestat masive pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në SHBA janë shndërruar në të dhunshme, presidenti amerikan Trump deklaroi pak ditë më parë se pas tyre fshiheshin radikalët e majtë, duke përmendur me emër Antifa-n.

Një deklaratë e ngjashme erdhi edhe nga kryeprokurori amerikan, Barr, i cili tha se protestuesit e dhunshëm përdornin taktika të ngjashme me ato të Antifa-s.

Por çfarë është Antifa?

Grupi

Antifa është një akronim për ‘Anti-Fashist’. Nuk është një organizatë me një udhëheqës të vetëm dhe as nuk ka një strukturë të përcaktuar ose role të anëtarëve të saj të përcaktuara qartësisht. Antifa ka disa dekada, megjithëse llogaritë ndryshojnë për sa i përket shfaqjes së saj për herë të parë.

Termi daton në fillim të viteve 1930 dhe besohet se e ka zanafillën në lëvizjet antifashiste në Europë. Antifa e sotme është më shumë një lëvizje aktivistësh, ndjekësit e së cilës ndajnë një filozofi dhe taktikë. Ata e kanë bërë të njohur praninë e tyre në protesta, përfshirë tubimin ‘Unite the Right’ në Charlottesville, Virxhinia, në 2017.

Anëtarët e saj

Është e pamundur të dihet se sa njerëz e konsiderojnë veten si anëtarë të këtij grupimi. Pasuesit e saj pranojnë se lëvizja është e fshehtë, nuk ka udhëheqës zyrtarë dhe është e organizuar në qeliza autonome lokale.

Është gjithashtu pjesë e një grupimi lëvizjeshv aktiviste që janë mbledhur në vitet e fundit për të kundërshtuar të djathtën ekstreme. Anëtarët e Antifa bëjnë fushatë kundër veprimeve që ata i konsiderojnë autoritare, homofobike, raciste ose ksenofobike.

Aktivizmi ndër vite

Anëtarët e Antifas zakonisht vishen me të zeza dhe shpesh mbajnë maskë në demonstratat e tyre dhe ndjekin ideologji të së majtës, siç është anti-kapitalizmi etj. Lëvizja ka qenë e njohur për praninë e saj në SHBA në vitet 1980.

Ajo doli në vëmendje pas zgjedhjes së Presidentit Trump në vitin 2016, me dhunën që shënoi në disa nga protestat dhe demonstratat e saj. Duke kritikuar politikanët kryesorë liberalë që nuk po bëjnë sa duhet, anëtarët e Antifa shpesh janë përballur fizikisht me kundërshtarët e tyre konservatorë në rrugë.

Grupi gjithashtu merr pjesë në protesta jo të dhunshme e të dhunshme. Përveç pjesëmarrjes në protesta publike, anëtarët e Antifa drejtojnë faqe në internet që ndjekin ekstremistët e bardhë dhe grupet ultra të djathta.

Taktikat që përdorin

Antifa synon të prishë organizimet e së së djathtës ekstreme. Ata përdorin një shumëllojshmëri taktikash për ta bërë këtë – duke përfshirë bërtitjet, brohoritjet dhe formimin e zinxhirëve njerëzorë për të bllokuar demonstruesit e krahut të djathtë. Ata gjithashtu publikojnë informacione personal në lidhje me kundërshtarët e tyre në internet.

Grupet Antifa gjithashtu përdorin forma më tradicionale të organizimit të komunitetit si mitingje dhe marshime proteste. Faksionet më ekstreme mbajnë armë si spraj me piper, thika, tulla dhe zinxhirë dhe nuk e përjashtojnë dhunën.

Black-clad Antifa marchers arrive at Civic Center Park, Sunday, Aug. 27, 2017, in a counter-protest against a planned alt-right rally in Berkeley, California. (Karl Mondon/Bay Area News Group)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *