Disa shtëpi kanë përfunduar në det ditën e mërkurë në Norvegji, pas një rrëshqitje masive dheu në tokën e komunës Alta në very.
Inxhinieri norvegjez Anders Bjordal, tha për CNN se ai kishte parë një “rrëshqitje të madhe balte” pasi u thirr në vendin e ngjarjes në orën 4 të mëngjesit të mërkurën, për të bërë udhëzime për policinë dhe ekipin e shpëtimit.
Rrëshqitja ishte e gjerë 650 metra dhe 150 metra e thellë, e shkatërroi tetë ndërtesa, përfshirë katër kabina të cilat veprojnë si rezidenca të fundjavës për vizitorët.
Bjordal tha se askush nuk u dëmtua dhe të gjithë njerëzit u evakuuan nga ndërtesat. Ai shtoi se rrëshqitjet e kësaj shkalle “rrallë ndodhin në Norvegji, mbase çdo një ose dy vjet”.
“Këtu në Alta nuk ka pasur kurrë një rrëshqitje kaq e madhe”– tha ai. Komuna Alta është e njohur për pyjet, pllajën malore, peizazhet bregdetare dhe Dritat Veriore.
Zyrtarët do të monitorojnë tokën për lëvizje të mëtejshme gjatë ditëve në vijim, si dhe do të monitorojnë nivelin e detit. Javën tjetër, zyrtarët do të bëjnë dhe matjet e tokës.