Vendosni fjalën kyçe....

Studiuesi i pavarur i Bashës: Eshte luks i madh të flasësh për demokracinë brenda partisë


Studiuesi i pavarur i Bashës, Ergys Mertiri, ka komentuar mbi statusin e një qytetari në Facebook, i cili kërkon largimin e kreut të PD-së.

Teksa Migen Qiraxhi shkruan se Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së, duke i renditur disa nga humbjet në krye të selisë blu, Mertiri komenton duke shkruar se është luks i madh të flitet për demokracinë brenda partisë.

Qiraxhi shkruan se kryedemokratri humbi Morinën, Astirin, Teatrin, bashkitë, parlamentin, ndërkombëtarët e dy palë zgjedhje dhe për këtë arsye duhet të largohet nga drejtimi i PD-së. Ai thekson se për 7 vite dështim të PD-së duhet të ketë aalizë e mbajtje përgjegjësie duke bërë thirrje për demokraci të brendshme.

Ndërsa Mertiri i komenton duke shkruar se demokracia nuk mund të kërkohet në detaje dhe se ai duhet të merret me rrezikun që e kërcënon demokracinë nga një mandat i tretë i Ramës.

Ai shkruan më tej në të njëjtin reagim se personalisht nuk është anëtar i PD-së dhe nuk ka asnjë ambicie politike, pasi përfshirjen në politikë se ka pjesë të pasioneve personale.

Statusi i Qiraxhi

“Humbe Morinën (Traun e Kombit), Humbe Astirin, Humbe Teatrin, Humbe Bashkitë, Humbe Parlamentin, Humbe Ndërkombëtarët, Humbe 2 Zgjedhje, Ik more se ka djem e vajza të SHKËLQYERA PD, Ikk..”

Komenti i Mertirit

“Po përse e kërkon demokracinë në detaje dhe nuk merresh me rrezikun që e kërcënon? Është luks i madh me u marrë me demokracinë brenda partive, e cila më beso është problem që nuk ka bir nëne rt’i japë drejtim në një kohë kur, një mandat i tretë i Ramës do ta varroste përfundimisht këtë vend. Unë personalisht nuk jam kandidat për asgjë. Nuk jam as anëtar i PD-së, as kam ndonjë ambicie politike. Jo se e quaj problem edhe po të kem, por nuk e kam pjesë të pasioneve të mia përfshirjen në politikë. Mendoj se nuk bëj për këtë punë. Por gjithsesi, pasojat e këtij qerthulli ku vendi po hyn me Ramën janë të rrezikshme.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *