Vendosni fjalën kyçe....

“Veliaj shpenzoi 1 miliard lekë e zhduku 6 mijë metra katrorë gjelbërim, tani blen 25 milionë lekë tapet bari” – Denoncimi


Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun Veliaj lidhur me ndërhyrjen në Parkun Rinia.

Sipas zëdhënëses së selisë blu, Zhupa, Veliaj pasi shpenzoi 1 miliard lekë për projektin te Parku Rinia duke zhdukur 6 mijë metra katrorë gjelbërim, ka shpenzuar 25 milionë lekë për blerje tapet bari për parkun.

Ajo ka publikuar fotot dhe dokumentin e tenderit të zhvilluar nga bashkia e Tiranës.

“Veliaj pasi i dha rreth 1 miliard lekë kompanisë klienteliste “Agi Kons” sh.p.k për ndërhyrjet në Parkun Rinia, tani harxhon edhe 25 milion lekë për blerje tapet bari me fondet publike.

Kur Parku Rinia konsiderohej i veçantë për gjelbërimin natyral, i heqin 6000 metra gjelbërim dhe për këtë paguajnë privatin 1 milard lekë edhe prap këto lekë nuk i mjaftojnë privatit dhe pse e ka në kontratë por blen APR edhe 25 milion lekë tapet bari për parkun.

Ne tenderin 1 miliarld lekë dhënë 1 vit më parë kompanisë klienteliste “Agi Kons” sh.p.k në bazë të kontratës kishte detyrimin që me shpenzimet e veta kompania të realizonte gjelbërimin me mbjellje natyrale në të gjithë parkun “Rinia”.

Me 28 Maj 2020 , Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit institucion në varësi të Bashkisë Tiranë që administron parkun “Rinia” shpalli fitues të tenderit kompanine “Agro-Korani” sh.p.k dhe “Curri” sh.p.k për të blerë 4000 m2 tapet bari natyral me qëllim e vetëm për ti shërbyer propagandës së Erion Veliajt për inagurimin me 1 Qershor gjoja kendit të ri per fëmijë.

Duket qartë që është një vjedhje dhe shpërdorim i fondeve publike, si dhe shkatërrim i mjedisit të gjelber dhe parkut natyral. Sot 5 ditë me vone gjendja në park është skandaloze dhe pse kanë harxhuar paratë tona pafund. Fotot flasin vetë!” – shkruan Zhupa në denoncimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *