Vendosni fjalën kyçe....

Vrasjet në vend, Alibeaj: Dështim i Ramës me rendin dhe sigurinë, është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje


Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vrasjet që kanë ndodhur në ditët e fundit, duke akuzuar qeverinë se ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë në vend. Enkelejd Alibeaj than ë një deklaratë për mediat se kryeministri Edi Rama është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaja dhe policia duke rrahur fëmijë.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar në fshatin Gramëz të Fushë-Krujës, u ekzekutuan me armë zjarri dy vëllezër, njëri prej të cilëve kishte mbaruar shkollën për prift. Ndërkohë që kjo është vetëm ngjarja më e fundit pas një sërë ngjarjesh mafioze në vend, kujtojmë ekzekutimin e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji

REAGIMI I ALIBEAJT

“2 vrasje mafioze në Krujë, 2 vrasje të njëpasnjëshme  në Vlorë, njëra në formën e një atentati mafioz, 2 vrasje për larje hesapesh në Kurbin, shpërthim tritoli nga Tirana në Vlorë, ky është bilanci i policisë së Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt brenda 10 ditëve të fundit. 

Krimi bën festë, ndërsa policia ka ikur në drejtim të paditur. 

Krimi e ka mposhtur shtetin, sepse shefi i policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje, pasi policia është e zënë duke rrahur fëmijë.

Vrasjet, shpërthimet me tritol, atentatet nuk parandalohen dhe autorët nuk gjenden, sepse policia e Edi Ramës është e zënë me shfaqjet e turpshme me dron antikanabis, që zbulojnë vetëm 30 fidanë, sepse policia nuk lufton krimin, por rreh qytetarët që protestojnë në mbrojtje të Teatrit.

Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit, ka krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së qytetarëve.

Vrasja e dyfishtë mbrëmë, në Krujë, është vetëm episodi i radhës, që ka plotësuar serialin e gjakshëm në vend ku fjalët ligj, rend, siguri tashmë janë bërë të huaja.

Janë të gjitha akte që frymëzohen nga mbrojtja e dhunës shtetërore prej Edi Ramës, Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut.

Edi Rama, si strategu i të gjithë kësaj psikoze dhune dhe krimi që ka zaptuar vendin, nuk gjen asnjë shenjë pendese apo dhembshurie në rastin e fatkeqësisë së përdhunimit të një të miture 15 vjeçare, por i vërsulet kujtdo që kërkon llogari për këtë situatë.

Nën një justifikim të rremë, se kërkesa e llogarisë ndaj tij, ministrave të tij, pushtetit të tij, “është e dhunshme”, jep prova ditë pas dite se mënyra e vetme për t’i shpëtuar përgjegjësisë është sulmi ndaj çdo zëri që ndjehet i revoltuar me këtë situatë.

Dhunë, përdhunime, krim, plagosje, vrasje! Kjo është gjendja që përjetojnë shqiptarët tani pas situatës së pandemisë, në një kohë shumë të shkurtër.

Qetësia e rreme dhe ndjesia hipokrite e ndihmës ndaj qytetarëve përgjatë 2 muajve, frikshëm, i ka lënë vendin sundimit të krimit, të kthyer në normalitet gjatë bashkëqeverisjes së tij me Edi Ramën.

Edi Rama ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet duke patur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *