Policia ka arrestuar një 45-vjeçar nga Vlora, i cili akuzohet se ka ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit për persona të tjerë
I arrestuari me inicialet B.B, akuzohet se disa muaj më parë ka tentuar të kalojë me skaf nga Kavaja në mënyrë të paligjshme për në Itali, disa shtetas që kishin hyrë po në mënyrë të paligjshme dhe në vendin tonë.
Bëhet fjalë për rreth 18 shtetas të huaj, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur.
DETAJET E POLICISË
Policia vë në pranga një shtetas, për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e shtetasit në kërkim B. B., 45 vjeç, banues në Vlorë.
Policia e Vlorës ka bërë kapjen e këtij shtetasi në lagjen “15 Tetori” Vlorë, pasi Gjykata e Kavajës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Disa muaj më parë, shtetasi B. B., në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë me skaf, në mënyrë të paligjshme nga Kavaja drejt Italisë, 18 shtetas që kishin hyre ilegalisht në Shqipëri.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.