Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden: 15% e amerikanëve nuk janë njerëz të mirë


Kandidati për president Joe Biden edhe një herë tjetër është bërë objekt kritikash në rrjet për shkak të gafës së radhës. Gjatë një diskutimi lidhur me vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd, Biden tha se një pjesë e konsiderueshme e amerikanëve nuk janë ‘njerëz shumë të mirë’. Ai po përpiqej të kritikonte presidentin Donald Trump, por me fjalët që tha vetëm sa bëri veten “tabelë qitjeje”.

“Me siguri diku nga 10 deri në 15 përqind e njerëzve atje, janë njerëz jo shumë të mirë“- tha Biden në një diskutim me aktorin Don Cheadle të enjten.

Biden dënoi fjalët dhe tonin e presidentit, lidhur me deklaratat e tij mbi sjelljen e policisë ndaj afrikano-amerikanëve dhe vendimit për të nxjerrë ushtrinë amerikane për mbarëvajtjen e protestave.

“Fjalët që një president thotë kanë rëndësi. Kështu që kur një president ngrihet dhe i ndan njerëzit gjatë gjithë kohës, nxjerr më të keqen nga ne.”– tha Biden. Deklaratat e tij kanë shkaktuar shumë reagime në rrjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *