Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli Politik mblidhet sërish për ditën e sotme pas arritjes së marrëveshjes mbrëmjen e djeshme


Pas arritjes së marrëveshjes për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Këshilli Politik mblidhet sërish ditën e sotme.

Prej orës 18:00 do nisë punimet Këshilli, ku përfaqësuesit e opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do diskutojnë së bashku me përfaqësuesin e mazhorancës Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdarin si përfaqësuese e opozitës në parlament.

Në fokus ditën e sotme pritet të jetë përshtatja në shqip e marrëveshjes së arritur ditën e djeshme e cila u firmos mbi dokumentin e përpiluar nga ndërkombëtarët në gjuhën angleze.

Këshilli Politik do të vijojë të mblidhet për draftet që do të zbërthejnë marrëveshjen dhe çështjet e tjera që kanë mbetur për t’u diskutuar që janë ndryshimi i sistemit, ligji për Referendumet dhe financimi i partive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *