Vendosni fjalën kyçe....

Merr fund pritja, sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane


Duke nisur nga sot mund të mësoni nëse jeni fitues i lotarisë amerikane. Në fakt aplikantët pritej t’i merrnin përgjigjet që nga 5 maji, mirëpo pandemia u bë shkak që Departamenti i Shtetit ta shtynte publikimin e rezultateve më 6 qershor.

Të gjithë ju që keni aplikuar për DV-2021, do mund të përdorni numrin unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

Siç njofton dhe ambasada amerikane, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Klikoni këtu pas orës 18:00 të ditës së sotme për të mësuar nëse jeni përgjedhur https://dvprogram.state.gov/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *