Janë zbardhur disa nga temat e diskutimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, në selinë blu.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka propozuar nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.
Basha propozon që kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.
Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, duke e mbajtur të angazhuar në maksimum bazën e Partisë Demokratike.