Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas mbledhjes së Kryesisë: Do paraqesim platformën ekonomike kudo në Shqipëri


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë që zhvillohet në selinë blu.

Basha deklaroi se sfida më e madhe sotë është kriza ekonomike dhe zgjidhja e saj është në vëmendjen e partisë demokratike.

PD-ja, thotë Basha, do paraqesë platformën ekonomike kudo në Shqipëri.

Sfida më e madhe e çdo familje, e çdo shqiptari, është kriza ekonomike. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nga ta që zhvatën Shqipërinë. Ndaj e gjithë vëmendja jonë është tek e ardhmja. Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, do të kemi në fokus ringritjen ekonomike. Ky do të jetë përqendrimi i gjithë energjive tona. Do përqendrojmë gjithë energjinë tonë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike, duke iu ofruar planin tonë shqiptarëve, për t’u kthyer ekonominë atyre”- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *