Vendosni fjalën kyçe....

E ëma e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia tërheq padinë ndaj Ardi Veliut pas takimit me të


Nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia para disa ditësh pranë parkut të Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka vendosur të tërheqë padinë ndaj drejtorit të policisë, Ardi Veliu.

Tërheqja vjen pas takimit të ditës së sotme mes saj dhe Veliut, takim në të cilin mori pjesë edhe zv.ministrja e Brendshme, Hajnaj.

Siç raportoi më herët policia, gjatë takimit Veliu i kishte kërkuar ndjesë personalisht Çobos lidhur me publikimin e pamjeve të saj duke thënë se qëllimi i tij nuk ishte ta fyente.

Pas dhunës ndaj të miturit, Veliu teksa komentonte para deputetëve të Komisionit të Sigurisë, shfaqi disa pamje të marra nga skena e një filmi ku tregohej e ëma e 15-vjeçarit me armë në dorë duke komentuar mbi familjen e saj.

Fill pas kësaj, Çobo deklaroi se do e padiste Veliun por sot është tërhequr.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *