Vendosni fjalën kyçe....

Finalet e Ligës së Kampionëve mund të zhvillohen në Portugali, 8 ekipe në garë


Ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve do luhen në Portugali. Sipas gjermanes Bild, kryeqyteti Lisbonë ka mposhtur konkurrencën e fortë të Frankfurtit dhe Moskës.

Zyrtarisht vendimi për këtë do jepet nga UEFA më 17 qershor ndërsa 8 klubet e mbetura do vendosin aty në finalet më të pazakonta ekipin që do shpallet kampion i Evropës.

Sipas Bild, Portugalia nuk ma asnjë ekip në mbetur në garë dhe shërben si vend asnjanës duke shmangur pretendimet e klubeve të ndryshme.

Në garë kanë mbetur ende edhe 8 ekipe ndërsa për të plotësuar grupin, 4 çifte do të duhet të luajnë ende ndeshjet e kthimit.

Bëhet fjalë për sfidat Çelsi-Bajern Mynih, Napoli-Barcelona, Real Madrid-Mançester Siti dhe Lion-Juventus. Më shumë mbi mënyrën e zhvillimit të takimeve do mësohet pas publikimit zyrtar të kalendarit nga ana e UEFA-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *