Vendosni fjalën kyçe....

Futbollisti nga Kosova shpëton fëmijën që po mbytej në liqen në Finlandë


Futbollisti nga Kosova, Mehmet Hetemaj, i cili luan me klubin Seinajoki në Finlandë i ka ardhur në ndihmë një fëmije 10-vjeçar nga mbytja.

I riu ishte duke u fundosur në liqenin Kyrkosjarvi teksa futbollisti ka bërë një gjest heroik duke e nxjerë në kohë.

Futbollisti i SJK-së ishte së bashku me nënën e tij në afërsi të një liqeni artificial. Ata kanë parë një fëmijë i cili ishte future të freskohej në liqen dhe që nis të fundoset.

Fillimisht ka ndërhyrë nëna e tij e më pas ka ndërhyrë edhe futbollisti.

 “Nëna ime arriti shpejtë te fëmija. Por kuptova se të dy janë në telashe. Më pas u futa në ujë edhe unë. Arrita te vogëlushi dhe e ngrita atë mbi sipërfaqe të ujit. Më pas e kam dërguar deri në breg”, ka treguar Hetemaj për mediat finlandeze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *