Vendosni fjalën kyçe....

Kalifornia vendos të rikthejë në punë studiot e filmit më 12 qershor


Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i ka dhënë industrisë së filmit dritën jeshile për të rifilluar prodhimin si pjesë e hapave fillestarë të shtetit për të rihapur bizneset pas mbylljes tre mujore për shkak të koronavirusit.

Televizioni, filmi dhe prodhimet muzikore do të lejohen të rifillojnë të premten, më 12 qershor, megjithëse mbetet ende e paqartë se kur do të fillojë puna, shkruan Daily Mail. Kjo për shkak se qarku i Los Angeles është ende në vështirësi për të përmbajtur shpërthimin e koronavirusit.

Zyra e Newsom tha të premten se çdo zyrtar i shëndetit publik të qarqeve do të bëjë përcaktimin përfundimtar se kur studiot mund të kthehen në punë. Kjo do të thotë që vendimi përfundimtar i takon Dr. Barbara Ferrer, drejtoreshë e Departamentit të Shëndetit Publik të Los Angeles.

Qarku i Los Angeles, është shtëpia e pothuajse të gjitha studiove kryesore të filmave në total, ka pasur 59,650 raste të konfirmuara deri më tani. Ndërsa numri i viktimave ka shkuar në mbi 2500.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *