Një gomone me 3 milionë euro drogë në bord është ndaluar në brigjet italiane.
Sipas Guardia di Finananza-s së vendit fqinj, mjeti detar drejtohej nga dy shtetas shqiptarë të cilët u ndaluan.
Gomonia është bllokuar në brigjet e San Cataldo-s pas një ndjekieje të shkurtër nga ana e policisë italiane.
Identiteti i shtetasve shqiptarë të ndaluar nuk bëhet me dije në raportin e publikuar nga mediat italiane ndërsa dyshohet se mjeti ishte nisur nga Shqipëria.