Kreu i Shtetit Ilir Meta, në prononcimin për mediat nga Laçi, u pyet në lidhje me lajmin se këshilltari i tij porositi lajmin se në Shqipëri hyjnë kamionë me mbetje të rrezikshme nga Itali.
Meta tha se nuk merret me lajme false as në Shqipëri dhe as në Itali, pasi ka çështje më të rëndësishme për t’u marrë.
Meta shtoi se këto zëra janë fabrikime për të hequr vëmendjen nga problemet themelore të Shqipërisë si demokracia dhe qytetarët.
“Nuk kam ndërmend të merrem me fake neës dhe as të mediave italiane dhe shqiptare, por kam çështje më të rëndësishme se për t’u marrë me fabrikime që kërkojnë heqin vëmendjen nga problemet themelore të Shqipërisë, demokracisë dhe qytetarëve”- tha Meta.
Portali online italian “Pianeta Italia Neës” rreth tre vite më parë publikoi një lajm ku shkruhej se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t’u groposur. Por vetëm pak ditë më parë sipas hetimeve të kryera nga prokuroria se ky lajm ishte fake news duke përfshirë këshilltarin e Ilir Metës, Ilir Kulla.