Vendosni fjalën kyçe....

Madona me paterica i bashkohet protestave “Black Lives Matter”


Këngëtarja Madona, edhe pse me paterica nuk ka nguruar t’i bashkohet, protestave në nder të George Floyd, të quajtur “Black Lives Matter”.

Edhe pse është e lënduar në gju që nga turneu i saj në tetor të vitit të kaluar, 61-vjeçarja vendosi që t’i bashkohej kësaj proteste që bëri bujë në mbarë botën. Por pavarësisht se u shfaq me patericë, këngëtarja e famshme dukej në super formë.

George Floyd u vra gjatë arrestimit nga policia, dhe vdekja e tij shkaktoi zemërim në qytetarët dhe nxiti protesta masive të cilat vazhdojnë akoma edhe sot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *