Vendosni fjalën kyçe....

Meta i akordon Famullisë së Shën Mhillit në Laç, Dekoratën “Nënë Tereza”


Kreu i Shtetit Ilir Meta, i akordoi ditën e sotme, Dekoratën Nënë Tereza për Famullinë e Shën Mhillit në Laç në vlerësim për kontributin humanitar në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

“I nderuar t’i akordoja sot Famullisë së Shën Mhillit në Laç, Dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’, në vlerësim dhe me mirënjohje të lartë për kontributin e jashtëzakonshëm humanitar, material dhe shpirtëror të dhënë në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, si shembull i solidaritetit dhe mirësisë njerëzore dhe fetare”-shkruan Meta.

Presidenti më tej ka shprehur falënderime për Famullinë për ndihmesën e saj socio-ekonomike.

Misioni i famullisë shqiptare bazohet mbi karakteristikat themelore: ato ungjillëzuese, misionare, ekumenike dhe ndërfetare.

Famullia e Shën Mhillit në Laç jo vetëm e ka kryer më së miri këtë mision, por edhe i ka shërbyer shpirtërisht dhe fizikisht komunitetit përmes Ungjillizimit Social, duke dhënë edhe një kontribut të jashtëzakonshëm humanitar dhe material, siç u dëshmua edhe së fundmi me ndihmën e dhënë për tejkalimin e pasojave të rënda social-ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Përherë falenderues ndaj Famullisë së Shën Mhillit në Laç dhe të gjithë atyre të rinjve vullnetarë, që së bashku, dëshmojnë pa u lodhur vlerat më të larta të solidaritetit njerëzor dhe përkujdesjes me dashuri për njerëzit më në nevojë”-përfundon Kreu i Shtetit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *