Vendosni fjalën kyçe....

Meta komenton nga Laçi marrëveshjen për “zgjedhoren”: Nëse do ishte miratuar në mënyrë të njëanshme do kishte pasoja


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nga Laçi komentoi sërish marrëveshjen e arritur për “zgjedhoren” nga palët politike të dirigjuar nga ambasadorët e Yuri Kim, Luigi Soreca, Duncan Norman.

Meta e cilësoi një hap përpara marrëveshjen duke theksuar se nëse do ishte miratuar në mënyrë të njënashme do kishte pasoja.

Mendoj që është hedhur një hap i rëndësishëm përpara. Kam parasysh se cila do të ishte pasoja, nëse nuk do të kishim një marrëveshje konsensuale mes palëve. Ndoshta ka shumë qytetarë që nuk janë shumë të lumtur, sepse kanë pritur ndryshime edhe më thelbësore të sistemit, por sidoqoftë fakti që kemi një marrëveshje konsensuale është shumë pozitive, pasi do të kishte pasoja, nëse do të kishte një reformë të njëanshme zgjedhore”- u shpreh Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *