Vendosni fjalën kyçe....

Një ditë pasi vandalizuan statujën e Churchill-it, protestuesit hedhin në ujë statujën e tregtarit të skllevërve (Video)


Një ditë pas vandalizimit të statujës së ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, protestuesit e ‘Black Lives Matter’ në Angli kanë rrëzuar një statujë të tregtarit të skllevërve të shekullit të 17-të, Edward Colston në Bristol dhe e hodhën atë në ujë, ndërsa demonstratat vijojnë të përfshijnë Britaninë në solidaritet me vdekjen e George Floyd në SHBA.

Në pamje e publikuara shfaqen demonstruesit, të mbledhur së bashku pavarësisht nga udhëzimet për distancimin shoqëror, duke tërhequr monumentin metalik poshtë me litarë përpara se të brohorisnin dhe vallëzonin rreth tij me shumë që e godisnin.

Statuja, e cila kishte qenë e vendosur që nga viti 1895, ka qenë një temë polemike vitet e fundit. Peticioni më i fundit për ta hequr atë fitoi më shumë se 11,000 nënshkrime.

Rreth 10,000 protestues ishin mbledhur sot në Bristol për të marshuar nëpër qytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *