Një peshkaqen i madh i bardhë tre metra i gjatë që kafshoi për vdekje një sërfist në Australi mbetet i lirë pasi i shpëtoi gjuetisë së policisë.
Një burrë nga Queensland, 60 vjeç, ishte duke bërë surf në Salt Beach, Kingscliff kur u kafshua në këmbën e majtë nga kafsha.
Tre sërfistë të tjerë aty pranë arritën ta nxjerrin atë në breg por burri humbi jetën në vend.
Plazhi ishte mbyllur ndërsa helikopterët e dronët u ngritën në ajër për të gjurmuar peshkaqenin.
Pamjet e jashtëzakonshme tregojnë motorët e ujit dhe një varkë policie që nisen pas grabitqarit të madh por pa mundur ta kapin.