Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të dhunshme në Suedi lidhur me vdekjen e George Floyd në SHBA (Videot)


Qyteti suedez i Goteborgut është tronditur nga dhuna në rrugë, pasi një proteste paqësore për vdekjen e George Floyd në SHBA, u shndërrua në e dhunshme.

Policia u përlesh me demonstruesit, të cilët hodhën gurë dhe shkatërruan disa dyqane.

Duke kundërshtuar udhëzimet e koronavirusit të qeverisë suedeze – të cilat ndalojnë mbledhjet e më shumë se 50 njerëzve – përafërsisht 2,000 njerëz u mblodhën në qytetin e Goteborgut të dielën, për të treguar solidaritet me protestat në mbarë botën që shpërthyen pas vdekjes së George Floyd nga një oficer i policisë në Minneapolis gati dy javë më parë.

Megjithëse protesta filloi në mënyrë paqësore, deri në orët e vona të pasdites grupet e demonstruesve filluan të hedhin tulla e gurë ndaj policëve.

Në një park të qytetit, banditë shkelmuan dhe grushtuan oficerët e policisë dhe luftuan me njëri-tjetrin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *