Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i policisë në SHBA shtrihet me fytyrë përtokë, protestuesit e pasojnë (Video)


Një video në mediat sociale tregon kreun e policisë në Webster, Massachusetts duke shprehur solidaritetin e tij me aktivistët e Black Lives Matter.

Ai u shtri me fytyrë përtokë duke shkaktuar duartrokitjen e brohoritjet e protestuesve.

Në pamjet që qarkullojnë në internet, Michael Shaw, shihet duke i treguar një grupi demonstruesish se ai mbështet plotësisht të drejtën e tyre për protestë paqësore dhe se mesazhi i tyre kundër brutalitetit dhe racizmit policor është dëgjuar ‘me zë të lartë dhe të qartë’.

Ndërsa zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit kanë bërë deklarata të ngjashme, ai shkoi një hap më tej duke u shtrirë me fytyrë përtokë.

Shumë nga turma iu bashkuan atij ndërsa bërtisnin: “Faleminderit, shef!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *