Vendosni fjalën kyçe....

Pas padisë e ëma e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia i shkon Veliut në zyrë, ai i kërkon ndjesë


Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Veliu, ka pritur sot nënën e 15-vjeçarit të dhunuar nga disa efektivë pranë parkut të Liqenit Artificial.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të policisë në Facebook, takimi u zhvillua për t’i kërkuar ndjesë zonjës Zaida Çobo, lidhur me komentin e Veliut gjatë një komunikimi të tij në Komisionin e Sigurisë.

Në njoftim thuhet se Veliu i kërkoi ndjesë Çobos lidhur me komentin e bërë prej tij duke qenë se qëllimi i tij nuk ka qenë fyerja e saj dhe e familjes së saj.

“Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, pritën e zhvilluan një takim me znj. Zaida Çobo. “Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj.

Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes). Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë një komunikimi me anëtarët e Komisionit të Sigurisë, drejtori i policisë Veliu publikoi një material video të shkëputur nga një skenë filmi, ku tregohej e ëma e 15-vjeçarit me armë në dorë. Veliu deklaroi asokohe se 15-vjeçari vinte familje me probleme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *