Partia Socialiste ka propozuar datën 9 maj të vitit 2021 si më të përshtatshmen për zgjedhjet e përgjithshme.
Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar, Balla, tha se data e mësipërme është kuptimplotë pasi shënon fitoren mbi nazifashizmin.
Lidhur me zgjedhjet lokale në disa bashki të vendit pas dorëheqjes së kryebashkiakëve socialistë, Balla tha se kjo gjë është kompetencë e presidentit Meta.
“Zgjedhjet e programit të pushtetit vendor, sipas Kushtetutës, duhet të jenë me ndryshimet e reja në Kod. Sa i përket zgjedhjeve në Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, është kompetencë e presidenti të Republikës. Duhet ta kishte ushtruar këtë kompetencë. Kur sezoni i zgjedhjeve ka ndryshuar, 9 maj i 2021-it është një datë kuptimplotë për zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Ditë historike e simbolike, pasi përkon me Ditën e Europës. Ndaj presidenti i Republikës ta shqyrtojë këtë datë, dhe ne socialistët do jemi të kënaqur, pasi është dita e fitores kundër nazi-fashizmit. PD hoqi dorë nga të gjitha kërkesat e veta. Pranoi që zgjedhjet e qershorit të 2017-ës kanë qenë të lira dhe demokratike. Sa i përket votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, PS nuk ka hequr dorë.” – tha Balla.