Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul.
Basha e ka falënderuar për mbështetjen për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Faleminderit Johann Wadephul për mbështetjen tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Ka shumë për të bërë; unë mirëpres mbështetjen tuaj për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe plotësimin e të gjitha 15 kushteve për negociatat e pranimit në BE”-shkruan Basha.