Vendosni fjalën kyçe....

Basha shpërndan videon nga takimet në Elbasan: Biznesi i vogël në krizë të thellë


Kreu i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, ditën e sotme u ndal në Elbasan. Në takimet me qytetarë dhe biznesmenë në këtë qytet, Basha theksoi se biznesi i vogël ndodhet në një krizë të thellë.

Sipas Bashës, qeveria ka braktisur qytetarët dhe biznesin.

Biznesi i vogël në Elbasan si kudo në Shqipëri është në krizë të thellë.
Xhiro ditore ka rënë nën 50 përqind dhe shumë sipërmarrës të vegjël po detyrohen të mbyllin aktivitetin.

Qeveria i braktisi bizneset dhe qytetarët ndërsa Bashkia e Elbasanit po ju vjel të gjitha detyrimet vendore ndonëse u zotuan se kjo nuk do ndodhte.

7 vjet më parë Edi Rama erdhi me premtime të mëdha për qytetarët e biznesin. Por të vetmit që përfituan janë një grusht oligarkësh.

Të lodhur, të mashtruar, të varfëruar e të braktisur qytetarët kërkojnë ndryshim.
Të bashkuar dhe me votën e lirë të qytetarëve do të sjellim normalitet dhe do t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike duke krijuar mundësi për punë e mirëqenie për çdo shqiptar
”-shkruan kreu i PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *