Vendosni fjalën kyçe....

Burri futet me makinë mes turmës në protestat për George Floyd dhe qëllon me armë, një i plagosur (VIDEO)


Një burrë është arrestuar gjatë protestave për George Floyd, pasi u fut me makinë mes protestuesve dhe më pas nisi të qëllonte me armë duke lënë të plagosur një person.

Videoja nga incidenti tregon se burri është përplasur një barrikadë policie gjatë një mitingu për George Floyd në Seattle, të dielën. Disa protestues nxituan drejt makinës së tij dhe filluan ta godisnin atë, mirëpo më pas nisën të shpërndahen pasi ai nxori armën nga dritarja.


Ai më pas doli nga automjeti me armën të drejtuar nga protestuesit të cilët nisën të shpërndahen ose të shtrihen përtokë. Burri u largua nga vendngjarja por u arrestua nga policia.

Ndërsa personi që mbeti i plagosur është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar. Ende nuk dihet identiteti i të dyshuarit dhe motivet e tij. Gjatë një interviste për gazetarët, i plagosuri McAlman tha që ai e kishte takuar viktimën një ditë më parë në protest.

Ai tha se kur pa agresonin të futej me makinë në turmë, i doli para dhe e goditi me grusht para se ai të nxirrte armën.

“Unë e kapa atë dhe e qëllova në fytyrë. Dëgjoj të shtënën me armë që më futet në krah… Unë doja të mbroja njerëzit”– tha i plagosuri. Ai u ndihmua për herë të parë nga protestuesit dhe më pas nga mjekët vullnetarë që e shoqëruan në një ambulancë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *