Ardian Çapja është qëlluar me një snajper me numra të fshirë ndërsa autorët e kanë pritur që të dilte nga banesa.
Arma është gjetur brenda makinës së braktisur së cilës i është vënë zjarri në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Mbret, raporton Balkanweb.
Nga flakët që përpinë mjetin, ka ndodhur një shpërthim nga i cili u plagos një zjarrfikës që ndodhej në vendin e ngjarjes.
Çapja është dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë ku po i nënshtrohet një operacioni.