Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Pikave Kufitare publikuar procedurat që duhet të zbatojnë të gjithë ata që do të duan hyjnë në Kosovë.
Mesa duket kërkesa për të bërë tamponin nuk ka rënë plotësisht, duke u kërkuar qytetarëve që hyjnë në Kosovë një test jo më të vjetër se 4 ditë.
Ata që dorëzojnë testin dhe kanë dalë negativë nuk do të kenë arsye të futen në vetëizolim. Ndërsa qytetarët që nuk kanë bërë një test të tillë, do të futen në vetëkarantinë për të paktën 7 ditë.
Mirëpo në Shqipëri nuk ka një shërbim të tillë për kryerjen e tamponit, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik po i bën testet vetëm për personat që dyshohet se janë të infektuar ose që shfaqin shenja të sëmundjes.
Kujtojmë se javën e kaluar, kryeministri Edi Rama thoshte se autoritetet e Kosovës i kanë të gjitha mundësitë për ta hequr këtë kërkesë të cilën ai e konsideron të tepërt.
“Ne nuk kemi një shërbim tamponimi privat. Them ne por nuk e kemi vendosur ne. Janë ekspertët që e kanë sugjeruar që çështja e tamponit është si analizat e gjakut, bëhet mbi bazën e strategjisë së gjurmimit dhe e përsqëris që vlera e tij është shumë relative kur bëhet kot apo kur bëhet si analizë gjaku, sepse mund ta bësh sot dhe ende nuk ke shenja, hyn në kufirin tjetër dhe nesër të shfaqen shenjat. Nuk e kemi si shërbim. Nuk e dija këtë detaj dhe mund të them se autoritetet e Kosovës i kanë mundësitë ta lehtësojnë këtë proces dhe këto kërkesa për qytetarët shqiptarë duke mos bërë kërkesa të tepërta përveç hyrjes me targa të rregullta.”– shprehej Rama.
PROCEDURAT:
Qeveria e Republikës së Kosovës shfuqizon pikën 6.1, 6.2 dhe 6.4 të Vendimit të Qeveris Nr.02/38 të datës 31 maj 2020 në të cilin është përcaktuar që:
6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultate negative për testin #COVID19 RT PCR nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;
6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.
6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;
6.4. Deri me datë, 20 qershor 2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën së Kosovës.
Pika 6. e Vendimit të Qeverisë Nr.02/38 te datës 31 maj 2020 me të cilën është caktuar që “Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #COVID19 mbetet e njëjtë.