Princi Andrew i Britanisë së Madhe raportohet se është thirrur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet e tij me pedofilin e ndjerë, Jeffrey Epstein.
Dyshja ishin miq për më shumë se një dekadë. Gjykata e Qarkut Jugor të Nju Jorkut i ka kërkuar Princit Andrew të dëshmojë në hetimin e vazhdueshëm penal mbi bashkëpunëtorët e dyshuar të Epsteinit, raportoi ABC News të Dielën.
Princi Andrew mund të detyrohet të sigurojë dëshminë nën betim në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar nëse Zyra e Brendshme miraton kërkesën e gjykatës amerikane.
Nëse ai nuk pranon të japë një deklaratë të nënshkruar ose të sigurojë prova nën betim, prokurorët amerikanë mund të lëshojnë një thirrje që do ta detyronte atë të përgjigjet personalisht.
Anëtari i Familjes Mbretërore ka mohuar kategorikisht çdo keqbërje në lidhje me miqësinë e tij me Epstein, i cili supozohet se kreu vetëvrasje në burg vitin e kaluar ndërsa priste gjyqin për akuzat e trafikut seksual.