Vendosni fjalën kyçe....

“Gjykata Kushtetuese e ajo e Lartë janë thelbësore” – Deklarata e ambasadorit Zingraf


Ambasadori gjerman në Tiranë, ka bërë thirrje për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë.

Teksa përshëndet marrveshjen mes partive politike për zgjedhjet e ardhshme, Zingraf, thekson se në këndvështrimin gjerman, bërja funksionale e dy gjykatave të lartpërmendura janë element të rëndësishme e thelbësore dhe kjo duhet të ndodhë para konferencës së parë të anëtarësimit.

“Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gëzohem që aktorët politikë shqiptarë gjetën mundësinë e konsensusit. Zbatimi konstruktiv i masave të dakorduara do të jetë një gur tjetër i rëndësishëm kilometrazhi në rrugën e reformave në Shqipëri.

Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë – këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit.” – shkruhet në reagimin e ambasadës gjermane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *