Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet në detyrë prokurori Ludovik Dodaj


Kalon Vettingun prokurori Ludovik Dodaj. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka konfirmuar atë në detyrë sot.

Trupi gjykues ishte i drejtuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtar Olsi Komici. Ata bënë me dije se prokurori i Apelit të Durrësit nuk ka pasur probleme as në kriterin e figurës dhe as në atë të profesionalizmit, por u gjet me mungesë burimesh financiare vetëm për vitin 2008.

Relatorja Tafa tha se atij i mungonin në analizën financiare të këtij viti një shumë prej 358 mijë lekësh. Por prokurori tha se ishin llogaritur gabim shpenzimet në vitin 2007 dhe argumentoi se nëse uleshin ato shpenzime, llogaritë e tij familjare balancoheshin.

Që prej vitit 2002 Ludovik Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit. Në dhjetor të vitit 2019, ai u zgjodh përmes shortit anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *