Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha sot na tregoi live si bëhet bugaçja e Elbasanit (VIDEO)


Ndryshe nga çdo herë tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha paraditen e sotme u shfaq sot duke na treguar me video live procesin e përgatitjes së bugaçes. Ai tha se sot kishte udhëtuar drejt Elbasanit për të takuar Moza Haxhihasanin, të cilën e quan mjeshtre të Bugaçes.

Basha na tregon live zonjën Haxhihasani ndërsa përgatiste bugaçen.

 “Ja ku jemi, me  Moza Haxhihasanin. Bugaçja më e mirë e Elbasanit. Sa herë kanë ardhur këtu e kanë marrë bugaçen dhe ma kanë sjellë, sot kam ardhur ta blej vetë bugaçen. Është specialiteti i Elbasanit dhe kruasani i Shqipërisë. Ka gjalpin me shumicë.

Të keqen e kemi diku tjetër, atë që na rrit taksat dhe nuk po e lë biznesin të marrë frymë. Por ky është muhabet tjetër. Kjo pra është buçja e famshme e Elbasanit, që është një specialitet tipik i këtij qyteti.

Në vitet kur punoja në Kosovë, kur nuk ishte akoma Rruga e Kombit sigurisht, një nga rrugët më të mira për të ardhur në Tiranë ishte përmes Shkupit dhe natyrisht mëngjesi na gjente në Elbasan, ku në çdo byrektore kishim një zgjedhje mes byrekut dhe bugaçes. Unë nuk e njihja çfarë ishte bugaçja dhe porosisja gjithmonë byrekun, e mësova më vonë kur isha deputet i Elbasanit. Ja rekomandoj çdokujt që vjen në Elbasan, por deri në orën 12 se pastaj nuk ka më. Quhet mëngjezore. Ta provojnë një herë, të mos mbeten pa e provuar një herë. Po e përgatit tani mjeshtrja Moza Haxhihasani.”- tha Basha.

Prej disa kohësh, Basha duket se ka zgjedhur të përdorë “video-selfie” gjatë takimeve të tij me qytetarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *