Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar ligjin e ri për sektorin e energjisë elektrike. Ai shprehet se në këtë ligj janë reflektuar rekomandimet e dhëna nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, për realizimin e plotë të autonomisë së OST-së.
Ky ligj u iniciua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me qëllim realizimin e rekomandimeve të dhëna nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë. Qëllimi i këtij projektligji është realizimi i plotë i autonomisë së OST-së dhe ndarjes së OSHEE-së.
Dekreti i nënshkruar nga presidenti Ilir Meta:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENT
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 61/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 11506
Tiranë, më 08.06.2020