Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtoi një makinë për larjen e duarve, nëntëvjeçari në Kenia fiton çmimin presidencial


Një nëntëvjeçar nga Kenia që ka ndërtuar një makinë nga druri për larjen e duarve për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ka marrë këtë të hënë një çmim presidencial.

CNN shkruan se Stephen Wamukota nga Bungoma County në Kenian Perëndimore, ishte më i riu prej 68 personave që kanë pranuar çmimin nga presidenti Uhuru Kenyatta.

Wamukota ka punuar një makinë gjysmë automatike për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së COVID-19 në Kenia, që deri më tani ka raportuar mbi 2000 raste me koronavirus.

Patrick Amoth, i cili është drejtori i përgjithshëm për Ministrinë e Shëndetësisë në Kenia dhe Wachira Waruru, drejtoreshë e Royal Media Service, gjithashtu morën çmimin presidencial.

Babai i Wamukotas, James, ka thënë për CNN se djalit të tij i lindi ideja për të punuar makinerinë, pasi mësoi në një kanal televiziv se si duhej të mbrohej nga koronavirusi.

 “Herën e parë kur presidenti lajmëroi për infeksionin në vend, është thënë se secili duhet të lajë duart rregullisht për të parandaluar përhapjen e virusit. Djali im më tha se ka përgatitur një strukturë për të ndihmuar në larjen e duarve”, tha ai.

Ëamukota përdori dru dhe një rezervuar të vogël të ujit për të krijuar makinën për larjen e duarve.

James, i cili punon si elektricist, ka treguar se një ditë kur u kthye nga puna, pa se djali i tij kishte ndërtuar makinën me disa copa druri, të cilat ai kishte qenë duke i ruajtur për të ndërtuar një dritare.

 “Pashë që ajo që kishte ndërtuar nuk ishte e qëndrueshme, kështu që e ndihmova për disa riparime. Nuk doja që makina të shkatërrohej” – tregon babai krenar.

Makina e thjeshtë për larjen e duarve ka dy pedale, njërën për të lëshuar sapun të lëngët e tjetrën për të lëshuar ujin.

Ajo u lejon përdoruesve që të shtypin pedalet pa prekur sipërfaqen me duar, duke zvogëluar mundësinë e infektimit. James thotë se ideja është ndikuar edhe nga mësimet e shkollës.

Pas kësaj shpikjeje, djalit 9-vjeçar i është premtuar një bursë për shkollë fillore dhe të mesme. Wamukota tregon se dëshiron të bëhet inxhinier.

https://www.youtube.com/watch?v=7ck4T9dzrsA


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *