Vendosni fjalën kyçe....

Nga sot Spanja hap diskot, por nuk lejon kërcimin


Spanja ka vendosur të hapë klubet e natës dhe diskotekat duke nisur nga kjo e hënë. Mediat në Spanjë shkruajnë se Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që klubet e natës të rifillojnë aktivitetin e tyre, por duke respektuar disa rregulla strikte.

Një nga kushtet është që të mos kalohet një e tretat e kapacitetit, me klientët që duhet të respektojnë distancën sociale. E po ashtu ndalohet vallëzimi, edhe pse kjo është arsyeja kryesore pse të rinjtë i frekuentojnë klubet e natës.

Në rast se lokalet kishin hapësirë ​​për një pistë vallëzimi, kjo hapësirë mund të përdoret për të vendosur tavolina për të ulur klientët, por s’mund të përdoret më për të kërcyer.

Po kështu, në fazën e tretë të planit të de-përshkallëzimit, hotelet dhe restorantet mund të hapen për publikun për konsum edhe në ambientet e brendshme, me kusht që ato të mos kalojnë 50% të kapacitetit të tyre. Rregullat e reja vlejnë vetëm për rajonet që kanë arritur në fazën 3 të planit të rreptë të de-përshkallëzimit të koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *