Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Elbasan, zjarrfikësi plagoset duke shuar flakët e makinës së braktisur pas atentatit


Një zjarrfikës ka mbetur i plagosur sot në Elbasan, teksa po përpiqej të shuante flakët e makinës që u gjet e djegur në lagjen “Emin Matraxhiu”, fill pas plagosjes me armë të Ardian Çapjas.

Zjarrfikësi i plagosur quhet Dashamir Muhaxhiri, 38 vjeç. Ai është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se zjarrfikësi u plagos si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit të djegur.

“Në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, rreth orës 09:43, është gjetur duke u djegur një mjet tip “Volksëagen”. Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses shtetasi D. M, 38 vjeç. Dyshohet së plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njoftoi sot se në orën 09:37 u paraqit në spital Ardian Çapja.  Në 09:43 u gjet në flakë makina tip “Volswagen”.

Grupi hetimor dyshon se dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe se ndaj 55-vjeçarit Çapja është tentuar një atentat, por që familjarët e tij janë munduar ta mohojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *