Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: Thaçi të deklarohet nëse e mbështet ende korrigjimin e kufijve Serbi-Kosovë


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Osmani, ka deklaruar sot se Prishtina ka qenë përherë e gatshme për dialog me Beogradin, por jo sipas mënyrës së presidentit Thaçi.

Në një deklaratë për mediat kryeparlamentarja tha se kreu i shtetit duhet të sqarojë nëse i qëndron ende idesë për korrigjimin e kufijve, shkruan Lajmi.net.

Osmani është shprehur kundër qeverisë së re të LDK-së duke thënë se ajo mbahet në këmbë nga votat e Listës Serbe dhe se vota vendimtare për qeverinë është siguruar nga presidenti Thaçi në mënyrë antikushtetuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *