Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ende nuk dihet gjë për rethanat e ngjarjes, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.
Identiteti i plotë i personit të plagosur nuk dihet ende, e po ashtu as gjendja e tij shëndetësore.
“Më datë 08.06.2020, rreth orës 09:37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A.Ç, rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.