Vendosni fjalën kyçe....

Publikimi i mesazhit të ambasadorit nga Meta për renditjen e gjyqtarëve të Kushtetueses, Rama: Veprim i turpshëm


Kryeministri Edi Rama e konsideroi publikimin e mesazhit të ambasadorit të huaj nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta, si veprim të turpshëm.

Rama interpretoi mesazhin që sipas tij nuk kishte të bënte me renditjen nga KED-ja për gjyqtarët e Kushtetueses por qëndrimin e mazhorancës për të votuar emrin në Kuvend.

Publikimi i mesazheve të kreut të shtetit me një ambassador të huaj është një veprim i turpshëm. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend të botës.

E dyta, unë e mora atë informacion, sepse unë nuk disponoj kanale televizive në shtëpinë time, sepse dua të mbaj fëmijën e vogël larg nga ekrani sepse bën dëm. Por sigurisht i marr informacionet. Nuk e kuptoj ku qëndron problem në atë mesazh. Bëhej fjalë për të votuar në Kuvend dhe jo për të ndryshuar kuadrin ligjor. Ishte qëndrimi politik I shumicës që unë përfaqësoj. Ku qëndron këtu arsyeja për të shitur me një mesazh një marrëdhënie besimi mes kreut të shtetit dhe të një diplomati”- tha Rama 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *