Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Mbetjet e Durrësit do zgjidhen brenda ditësh, do transferohen në Sharrë


Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin “Open”, deklaroi se problemi i mbetjeve të Durrësit pas zhvendosjes nga Porto Romano do zgjidhet brenda ditësh.

Sipas tij, Bashkia e Durrësit do tranferojë të gjitha mbetjet drejt landfillit të Sharrës.

Ju falënderoj për pyetjen. E gjitha kjo është krijuar për shkak se Porto Romano do të kthehet në një park të madh. Pas tërmetit ne menduam kthimin e Porto Romanos nga një vendgrumbullim të mbetjeve në një park të madh. Jemi duke negociuar për të bërë një marrëveshje. Brenda javës kjo marrëveshje do të finalizohet. Kemi bërë një projekt ambicioz, për ndërtimin e një parku të madh urban kur për disa dekada ka qenë me vargmale plehrash dhe mbi popullim derrash, derra të vërtetë. Pas tërmetit në situatën e befasishme që u gjendëm e shpejtuam vënien në lëvizje të projektit dhe filluam sistemimin e terrenit atje. Këto ditë që flasim po kryhet një proces finalizmi dhe negocimi me bashkinë e Durrësit dhe agjencinë shtetërore dhe shumë shpejt brenda javës do kemi një marrëveshje, për të bërë lëvizjen e të gjitha mbetejve në Durrës drejt landfillit të Sharrës”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *