Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije se qeveria do mbështesë transportin urban dhe ndërurban.
Sipas kryeministrit, në këtë sektor do fillojë një reformë e plotë brenda vitit 2020 për shtyllat ligjore dhe fiskale.
Transporti urban do rifillojë punën prej datës 15 qershor.
Postimi i plotë:
“TË HËNËN 15 QERSHOR RINIS SHËRBIMI I TRANSPORTIT URBAN DHE NDËRURBAN, SIPAS PROTOKOLLIT TË MIRATUAR TË SIGURISË SHËNDETËSORE
QEVERIA DO TA MBËSHTESË KËTË SEKTOR PËRMES:
- NJOHJES SI SHPENZIM TË ZBRITSHËM TË 100% TË KONSUMIT TË NAFTËS
• ZERO TAKSA DHE PO ASHTU ZERO TARIFA VENDORE DERI NË 31 DHJETOR 2020.
BRENDA 2020 DO TË KRYHET REFORMA E PLOTË LIGJORE/FISKALE E SEKTORIT DHE NË 1 JANAR 2021 DO TË NISË ZBATIMI I SAJ ME BILETËN ELEKTRONIKE SI HAP I PARË
NDALOHET KATEGORIKISHT RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS PËR QYTETARËT”