
Vazhdon trendi i numrit të lartë i të infektuarve me Kovid-19 në vend. Nga 702 teste të bëra, në 24 orët e fundit janë regjistruar 127 raste të reja.
Probabiliteti i rasteve pozitive në raport me numrin e testeve sot arrin në 18 për qind. Numri më i madh përsëri në Shkup, ndërsa rekord me të infektuar ka edhe në Shtip.
Tetova ka 10 raste të reja, ndërsa në Dibër është regjistruar edhe një rast i ri. Për dallim nga ditët tjera, në Kumanovë sot ka vetëm një të infektuar.
| Qyteti | Raste të reja |
| Shkup | 67 |
| Shtip | 33 |
| Tetovë | 10 |
| Ohër | 6 |
| Strugë | 5 |
| Koçan | 2 |
| Probishtip | 2 |
| Kumanovë | 1 |
| Dibër | 1 |
Në Qytetin e Shkupit gjendja më kritike vazhdon të jetë në Çair ku ka 168 raste aktive. Pason Qendra, Buteli, Gazi Baba, Aerodromi dhe Saraji. Komunat tjera kanë nën 50 raste aktive.
| Komunat | Raste aktive |
| Çair | 168 |
| Qendër | 64 |
| Butel | 63 |
| Gazi Babë | 58 |
| Aerodrom | 57 |
| Saraj | 55 |
| Karposh | 45 |
| Haraçinë | 19 |
“Numri më i madh i të infektuarve janë nga grumbullimet familjare. Kemi të infektuar nga një dasmë që është mbajtur në shtëpi. Do të anketohen në mënyrë plotësuese mysafirët. Kjo është për momentin e vetmja gjë lidhur me numrin më të madh të të sëmurëve nga koronavirusi. Anketat do të tregojnë se tek sa persona është përhapur virusi, por ekziston rrezik i madh për atë, pasi në dasmë ka pasur grumbullim të njerëzve në një hapësirë të vogël ku dhe nuk janë respektuar masat- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i shëndetësisë
Për dallim nga 1 javë më parë kur numri i të shëruarve ishte dukshëm më i madh se i rasteve aktive, bilanci i të infektuarve nga 1 qershori deri sot është rritur për 929, apo 1/3 e bilancit të përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë. Më shumë të infektuar kishte më 5 qershor, përkatësisht 180 raste pozitiv në Kovid-19. Nga 1 qershori deri sot kanë ndërruar jetë 23 persona.
