Vendosni fjalën kyçe....

“SHBA-të e BE-ja po korrin atë që kanë mbjellë nëpër botë” – Ministria e Jashtme e Rusisë


Perëndimi ka nxitur destabilizimin dhe ndarjen e grupeve kundër njëri-tjetrit në të gjithë globin, por tani problemet e veta janë të së njëjtës natyrë, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

“Duke mbjellë kaos jashtë vendeve të tyre, ata kanë krijuar kaos në shtëpi,” theksoi Zakharova, kur u pyet për arsyet e trazirave të tanishme në SHBA dhe në disa vende evropiane.

“Gjithçka që ata kanë mbjellë në vetëdijen e botës, po e korrin tani.” – shtoi ajo.

Trazirat e nxehta që përfshijnë përplasjet me policinë, ndërtesat e djegura dhe plaçkitjet në shkallë të gjerë janë një pasojë e drejtpërdrejtë e ideve që Uashingtoni ka promovuar në të gjithë globin vitet e fundit, të tilla si ‘destabilizimi i situatës, duke luajtur me ndryshimet e brendshme që ekzistojnë në çdo vend dhe çdo shoqëri,’ tha më tej ajo në një intervistë për kanalin shtetëror Rossiya 1.

Administrata amerikane ka mbështetur në mënyrë aktive dhe të hapur grupet e opozitës në vendet që zbatonin politika që ishin të padëshirueshme për Uashingtonin, si në Venezuelë, Hong Kong, Iran e gjetkë, pa marrë parasysh sa të dhunshëm ishin ato.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *