Lëkundje tërmeti në Tiranë e Durrës.
Lëkundjet ishin me magnitudë 4.3
ballë të shkallës Rihter.
Dridhjet zgjatën disa sekonda ndërsa epiqendra e tij ishte në detin Adriatik, 19 kilometra larg Mamurrasit e 39 kilometra në veriperëndim të Tiranës.
Lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Tërmeti i sotëm vjen disa muaj pas atij të 26 nëntorit 2019 që u mori jetën 52 personave, plagosi qindra të tjera si dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale duke lënë pa shtëpi qindra familje në Tiranë, Durrës, Lezhë, Kurbin e Krujë.